Dy shtator, poetët shqiptarë mblidhen në Sheshin Skenderbej të Shkupit

Në kuadër të aktivitetit të 2 shtatorit, orës letrare që do të mbahet në Sheshin Skënderbej është hapur edhe konkurs për poetët nga të gjitha trojet shqipfolëse, njofton Portalb.mk.

Siç kuptohet nga ngjarja në fejsbuk, mbrëmja letrare do të mbahet më 2 shtator 2017 (e shtunë) me fillim prej ora 20:00.

“Poetët që konkurrojnë për pjesëmarrje në këtë orë letrare duhet që tekstet e tyre t’i kenë të shkruara në gjuhën shqipe ose në ndonjë gjuhë tjetër, por edhe me variantin e përkthimit në shqip. Poezitë ose prozat e shkurtëra nuk duhet të jenë më të gjata se 40 vargje ose prozat jo më shumë se një faqe shkrimi, të jenë të shkruara pa gabime të konsiderueshme gjuhësore, me porosi e qëndrueshmëri ideore e artistike. Tematikisht poezitë duhet të lidhen për figurat e ngjarjet me rëndësi historike shqiptare dhe frymëzime të tjera poetike. Juria letrare nuk lejon vargje që më vete ngërthejnë urrejtje, shund letrar dhe mangësi strukturimi poetik, tematik, refleksiv e motivues për dashamirët e vargërimit poetik. Komuna e Çairit e motivon financiarisht pjesëmarrjen e autorëve, gjegjësisht heq shpenzimet e udhëtimit: atyre nga Maqedonia do t’u hiqen shpezimet në vlerë 1.000 denarë, për të Kosovës 2.000 denarë (rreth 32 euro), për të Shqipërisë e mërgatës 3.000 denarë (rreth 50 euro). Për të fundit është e siguruar edhe buajta për një natë. Të gjithë pjesëmarrësve u shtrohet darka”, thuhet në njoftimin e kësaj ngjarjeje.

Siç bëhet e ditur nga atje, juria letrare ka vendosur që pjesëmarrësit duhet të paraqiten me krijimet e tyre deri më 28 gusht 2017 (ora kompjuterike 24.00), që të ketë lehtësi t’i përzgjedhë poezitë dhe t’ua bëjë me dije pjesëmarrësve të lejuar nga juria deri më 30 gusht 2017 se cilët do të marrin pjesë në orën letrare. Adresat elektronike ku duhet t’i dërgojnë krijimet letrare janë: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button