RDK reagon pasi LR-PDSH mori emrin Aleanca për Shqiptarët

Nga qendra për informim e Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas njoftimit të djeshëm të LR-PDSH-së se tashmë do të quhen Aleanca për Shqiptarët, njofton Portalb.mk.

Nga RDK thonë se LR-PDSH-ja përpiqet të përvetësojë emrin e Aleanca për Shqiptarët duke dorëzuar dokumente se “gjoja” persona të caktuar kanë dorëzuar dokumente ku shprehet dëshira për mbylljen e Aleanca për Shqiptarët, gjë e cila sipas sipas tyre është e pavërtetë.

“Njëri nga personat e lartë të strukturës së LR-PDSH, Arif Musa, më datë 21.08.2017 dorëzon dokument të përpiluar nga ana e tyre të datës 03.08.2017, të cilin ua përcjellim mediave që të kuptojnë drejtë lojën e LR-PDSH për të përvetësuar logon e Aleancës për Shqiptarët. Në këtë dokument tentohet të falsifikohet se kinse tri subjektet që e përbëjnë Aleancën për Shqiptarët, LR-PDSH, RDK dhe UNITETI, janë dakorduar të mbyllin Aleancën për Shqiptarët, diçka që nuk është aspak e vërtetë. Kjo është një tendencë e qartë për të manipuluar opinionin e gjërë shqiptarë për prishjen e Aleancës për Shqiptarët nga vet LR-PDSH. Me këtë tentim dokument tentohet të dëshmohet para opinionit se kinse kërkesën për mbylljen e Aleancës për Shqiptarët e ka bë RDK dhe UNITETI, që shihet haptazi se ne nuk kemi bë një kërkesë të tillë dhe ne asnjëherë nuk kemi nënshkruar një dokument të tillë. Me këtë lojë, LR-PDSH tenton të shpëtoj fytyrën e vet para shqiptarëve për prishjen e Aleancës për Shqiptarët, dhe përvetësimin e emrit para zgjedhjeve lokale me shpresë se do të manipulon edhe më tutje në emër të Aleancës për Shqiptarët. Ky tentim lojë, dëshmon se LR-PDSH pas prishjes së Aleancës për Shqiptarët ka humbur besimin në vete se mund të arrij ndonjë fitore te elektorati shqiptarë”, thuhet në njoftimin e RDK-së.

Siç kuptohet nga kumtesa e RDK-së këto informata për mbyllje të Aleancës dhe ndryshimit të emrit të LR-PDSh-së janë të papranueshme për RDK-në dhe Unitetin, kurse kësaj të fundit i shprehin sukses me “emrin origjinal”.

“RDK dhe UNITETI i urrojnë rrugë të mbarë LR-PDSH në emrin e tyre origjinal, por i porosisim që të mos manipulojnë në emër të Aleancës për Shqiptarët, sepse pas fitores së parë të tri deputetëve në emër të Aleancës për Shqiptarët me kësi lojërash do ju vijnë dështimet e një pas njëshme dhe zhgënjim i madh, sado që të thirren në emër të Aleancës për Shqiptarët, dhe në emër të pjesmarrjes në pushtet”, thonë nga RDK.

Ndryshe, edhe më herët në media ka pasur informata se po shpërbëhet koalicioni Aleanca për Shqiptarët, mirëpo të njëjtat janë demantuar vazhdimisht nga liderët e tre partive të koalicionit, Vesel Memedi i RDK-së, Gëzim Ostreni i UNITETI-t dhe Ziadin Sela i LR-PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button