Zaev në Durrës: Jemi të përkushtuar për bashkëpunim rajonal

Ekziston përkushtim politik për intensifikim të bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe thellim të bashkëpunimit ekonomik, ndërsa porosia e kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor nga takimi joformal që po mbahet në Durrës, në mesin e të cilëve është kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Ngjarja e përbashkët në planin ekonomik të shteteve të rajonit para Evropës do të thotë krijim të tregut më të madh dhe interes më të madh për investim në shtetet tona, ndërsa me të edhe investime të reja dhe vende të reja pune për qytetarët tanë”, tha kryeministri Zaev në tubimin në Durrës.

Zaev e përcjelli edhe përcaktimin e Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim intensiv rajonal që do ta lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve dhe do të kontribuojë për zhvillim të ideve dhe projekteve  të reja që do të mund të ishin tërheqëse për investuesit nga Evropa.

“Rajoni është i drejtuar drejt paqes dhe të ardhmes së përbashkët në integrimet euro-atlantike. Ka klimë pozitive për bashkëpunim dhe kjo do të kontribuojë ndaj përparimit të shteteve në integrimet euro-atlantike”, tha kryeministri Zaev.

Takimi i sotëm në Durrës është i përkushtuar në bashkëpunimin rajonal dhe Planin aksional për Zonë ekonomike rajonale, të dakorduar në korrik në Samitin në Trieste, Itali, dhe në të morën pjesë kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe kryesuesi i Presidencës së BeH-së, si dhe eurokomisari për zgjerim të BE-së, Johanes Han, dhe zëvendëskryetari i Bankës Botërore, Kiril Miler dhe përfaqësues rajonal të Bankës Botërore.

Eurokomisari Han e përshëndeti bashkëpunimin ndërmjet shteteve të rajonit dhe përcjelli pritje për konkretizimin e aktiviteteve për realizimin e Planit aksional që ka të bëjë në lehtësimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet shteteve në pajtim me Planin aksional nga Trieste.

Zëvendëskryetari i Bankës Botërore, Miler, shprehu mbështetje në përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për përforcim të bashkëpunimit ekonomik, sipas standardeve evropiane, që do të kontribuojë drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të shteteve.

Samiti joformal në Durrës po zhvillohet në disa sesione kushtuar lehtësimit të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, efikasitetit transportues dhe parashikueshmërisë në tregti, investimeve dhe ekonomisë digjitale, si dhe ndaj projekteve të ardhshme që çojnë ndaj integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button