Shkon për të punuar tokën në një fshat në Fier, gjen një kufomë

Kishte shkuar për të punuar të mbjellat në tokën e tij, kur u përballë me një zbulim shokues, trupin e pajetë të një personi.

Zbulimi u bë paraditen e sotme, rreth orë 10:15, në fshatin Baltëz të Fierit nga shtetasi F.Xh.

Teksa ishte duke punuar në parcelën e tij të mbjellë me kulturë bujqësore, ai ka gjetur të vdekur 70-vjeçarin Safet Veizi, banues në fshatin Baltëz.

I alarmuar ai ka lajmëruar policinë, nga ku është zbuluar se i moshuari ishte deklaruar i zhdukur qysh prej datës 4 gusht.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button