Panik në Milot, përfshihet nga flakët një autobus me pasagjerë (FOTO)

Një autobus me pasagjerë i cili ka qenë në ecje e sipër është përfshirë nga flakët në zonën e Fushë Milotit, duke krijuar momente paniku.

Bashkëpunëtori i Noa.al sjell pamje nga vendi i ngjarjes në autostradën Milot-Kukës, ku autobusi shihet duke u djegur i gjithi.

Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe ndërsa mësohet se autobusi ishte i mbushur me pasagjerë nga Kosova, konkretisht nga Prizreni.

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin e madh është bërë një shkëndijë elektrike, çka ka sjellë përfshirjen e mjetit në pak çaste nga zjarri gjatë mesditës së sotme.

Fatmirësisht pasagjerët kanë mundur të zbresin, duke shmangur pasojat në njerëz, ndërsa autobusi është djegur i gjithi.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim nga ana e policisë, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga ana e policisë rrugore është bërë devijimi i qarkullimit rrugor në aksin e vjetër rrugor Milot- Lezhë dhe Milot- Laç deri në përfundim të veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe në shmangie të trafikut.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button