Ministri Nikollovski merr pjesë në Panairin për ushqim dhe bujqësi në Slloveni

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço NIkollovski sot në Slloveni do ta vizitojë Panairin për ushqim dhe bujqësi „AGRA FAIR 2017“ që po mbahet në Gornja Radgona.

Ky është edicioni i 55-të të panairit më të rëndësishëm dhe më të madh për ushqim dhe bujqësi në Evropën Qendrore ku pritet të prezantohen më shumë se 1.700 ekspozues nga 30 shtete në botë. Vend partner në edicionin e sivjetëm do të jetë RP e Kinës.

Për Republikën e Maqedonisë, si pjesë nga nisma „16+1“është siguruar hapësirë promovuese në panairin prej 9m2, ku Ministria e Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të prezantohet me prodhim bujqësor organik, si ndër sektorët në bujqësi i cili ka potencial të madh për zhvillimin e shtetit tonë.

Prodhime të veta do të ekspozojnë gjashtë firma të cilat prodhojnë ajvar, djathë, mjaltë, marmeladë, fruta dhe ëmbëlsira. Paraqitja dhe promovimi i tyre do të realizohet me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes Programit për rritjen e punueshmërisë tregtare – IME, dhe me mbështetjen e Qeverisë së Sllovenisë, e cila e siguroi stendën falas.

Në suaza të Panairit është planifikuar që ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lipço Nikollovski të realizojë takime me përfaqësues të lartë qeveritar nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button