Pakistani bëhet vendi i pestë më i populluar në botë me 220 milionë banorë

Pakistani ka kaluar Brazilin duke u bërë vendi i pestë më i populluar në Tokë, ku popullsia është rritur në 220 milionë banorë, sipas statistikave të fundit të publikuara sot.

Në mars, vendi i Azisë jugore zhvilloi censusin e tij të parë të popullsisë në dy dekada, që u mundësua pas përmirësimit të sigurisë pas vitesh dhunë të lidhura me Al Kaedën dhe Talebanët.

Pakistani më parë ishte vendi i gjashtë më i populluar në botë, me një popullsi që vlerësohej në rreth 200 milionë para censusit, por tani ka kaluar Brazili, duke arritur një popullsi prej 220 milionë banorësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button