Programi ERASMUS+, Universiteti i Tetovës do të merr grante të reja

Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Visar Ganiu realizoi të premten një takim pune me drejtorin e Agjencionit për arsim evropian dhe mobilitet, Darko Dimitrov.

Në këtë takim u bisedua për zbatimin e programit ERASMUS+, mundësitë të cilat u ofrohen institucioneve të arsimit të lartë në suaza të këtij programi, si dhe iniciativa tjera që janë në kompetenca të Agjencionit për arsim evropian.

Shuma e ndarë për grantet e dedikuara Universitetit të Tetovës arrin shumën mbi 250.000 euro dhe afati i implementimit janë dy vitet e ardhëshme dhe këto grante do të ju mundësojnë studentëve në shkëmbim dhe stafit arsimor të UT, zgjerimin e diturive të tyre dhe krijimin e një kurikulumi të ri për ciklin e dytë studimor në temat e studimeve interkulturore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button