I lumtur për ftesën e Panuccit: Zgjodha Shqipërinë, edhe pse kisha presion nga Maqedonia

I lindur në Ohër, por zemra e mesfushorit Valon Ahmedi rreh vetëm për kombëtaren shqiptare. Tre vite pritje për një ftesë dhe tashmë ai është pjesë e ekipit kombëtar shqiptar, kjo falë formës së shkëlqyer që 22-vjeçari po kalon me klubin e tij Maribor, shkruan Syri.

Ahmedi nuk e ka fshehur lumturinë e tij për përfshirjen në listë nga trajneri Panucci, duke deklaruar për “Supersport” se pavarësisht presionit që pati nga Maqedonia, ai zgjodhi me zemër për të përfaqësuar kombin e tij.

Në të kaluarën mesfushori ka qënë pjesë e kombëtares Shpresa, ku hera e fundit që ai ka luajtur ishte viti 2014.

Kam lindur në Ohër, por jam shqiptar dhe me shumë kënaqësi zgjodha Shqipërinë. Ishte dëshira ime, por sidomos e prindërve të mi që unë të luaj për Shqipërinë. Kam pasur presion nga Maqedonia, por e kam bërë zgjedhjen e time dhe për këtë ndihem shumë mirë. E kam nder që jam pjesë e kombëtares kuqezi dhe, nëse trajneri do të më japë minuta, do të bëj maksimumin. Kam zgjedhur me zemër”, deklaroi lojtari që do të luajë në grupet e Champions League.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button