Koreja e Veriut nuk ndalet, lëshon raketat e radhës

Koreja e Veriut ka hedhur disa predha në det, të lëshuara nga provinca Gangëon, në bregune saj Lindor. Ky lajm u bë i ditur nga aurotitetet e Koresë së Jugut, të cilët thanë se një nga raketat fluturoi përreth 250 km.

Që nga lëshimi i një arme balistike ndërkontinentale, muajin e kaluar, Peniani ka kërcënuar se synon të dërgojë raketa në territorin e Guamut, në Paqësorin e SHBA, por, sipas ushtrisë amerikane, ky test i fundit nuk kërcënonte SHBA dhe Guam.

Ushtria amerikane raportoi se u lëshuan tre raketa, rreth orës 06:49 të së shtunës, ndërsa dy prej tyre dështuan në fluturim dhe vetëm njëra arriti të fluturojë rreth 250 km, deri në momentin e shpërthimit.

“Ushtria po mban nën mbikëqyrje të ngushtë Veriun, për të përballuar provokimet e mëtejshme”, tha ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut.

Ndërkohë, mijëra trupa amerikane dhe të Koresë së Jugut, po marrin pjesë aktualisht në stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cilat kryesisht janë ushtrime të simuluara në kompjuter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button