Gafa e shekullit! Thohir: Jam tifoz me Interin që kur ishin 3 holandezët

“Të blesh një klub futbolli nuk është thjesht çështje biznesi. Duhet ta duash atë skuadër. Unë jam interist që kur Interi bleu treshen e holandezëve, e më pas mbërriti edhe Ronaldo”, shkruan Top Channel.

Ai që e ka dhënë këtë deklaratë nuk është ndonjë tifoz anonim, adoleshent, apo çfarëdo, por as më pak e as më shumë ish-pronari dhe presidenti aktual i Interit, Erick Thohir, edhe pse aksioner në minorancë pas ardhjes së “Suning”.

Një gafë e jashtëzakonshme, që mund të irritojë cilindo tifoz të apasionuar dhe të vjetër të Interit.

Kjo, sepse, faktikisht treshja e holandezëve shkroi historinë me Milanin, në të njëjtën periudhë, fundin e viteve ’80, dhe ata ishin Ruud Gullit, Franck Rijkaard dhe Marco Van Basten.

Megjithatë, gafën duket se e ka kuptuar edhe vet presidenti zikaltër dhe kjo ka sjellë edhe reagimin e tij në “Twitter”.

“Është mëse e qartë se fjala ime ka qenë për 3 gjermanët, – Matthaus, Brehme dhe Klinsmann, – dhe jo për holandezët”. (shënim: ngatërresa mes dutch dhe deutsch)

Gjatë së njëjtës intervistë për “Metronews”, manjati indonezian ka folur edhe për objektivat e Interit.

“Kemi ende shumë gjëra për të bërë, përfshi këtu rritjen e menaxhimit, mundësive të biznesit, përmirësimin infrastrukturor dhe ndërtimin e një skuadre të qëndrueshme. Por Suning kërkon të bëjë edhe një hap më shumë: kërkon që Interi të rikthehet në Champions League dhe të fitojë tituj. Kemi bërë shumë ndryshime që kur e mora ekipin nga Moratti. Kemi sjellë shumë lojtarë italianë, siç nuk ndodhte më parë. Nga viti 2013 kur bleva Interin, kemi blerë rreth 25 lojtarë”, tha më tej Thohir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button