Bën vetëvrasje Ardian Klosi!

Publicisti, përkthyesi dhe mendimtari i njohur, Ardian Klosi, u gjet i vetvarur në orët e vona të së enjtes në banesën e tij në Tiranë. 

55-vjeçari alarmoi të afërmit duke mos u përgjigjur për disa orë me radhë në telefon dhe pas hyrjes në banesë, policia mundi vetëm të konstatonte vdekjen e tij.

Klosi vuante prej disa kohësh nga një gjendje e tentuar psikologjike dhe kishte tentuar të vriste veten edhe më parë, në mënyrë të passukesshme, nëpërmjet helmimit me ilaçe. Kjo tentativë kishte bërë që publicisti të shtrohej për një periudhë të shkurtër në spitalin psikiatrik, ku mori një trajtim kundër depresionit, me sa duket pa rezultate të frytshme.

55-vjeçari, njëkohësisht autor i disa librave dhe përkthyes i literaturës gjermane në shqip, lë pas gruan e tij gjermane, Jutta Benzenberg dhe dy fëmijë.

Kush ishte Ardian Klosi?

I lindur në vitin 1957, Klosi u diplomua në Fakultetin e Tiranës, në degën gjuhë-letërsi në vitin 1981 dhe mbrojti me sukses doktaraturën në vitin 1990. Nga viti 1993-98, ai u transferua në Gjermani, ku u njoh edhe me bashkëshorten e tij. Pas 1998-s, Klosi u rikthye në vend, për t’u veçuar për rolin e tij aktiv në shoqërinë civile dhe botën e letrave e të mendimit. Midis librave të ndryshëm, veçohen “Refleksione”,  “Shqipëria, zgjim i dhunshëm”, “Quo vadis Shqipëri” dhe “Shqipëria ç’mund të jetë”.

Ai gjithashtu publikoi vepra në gjermanisht, si “Mbijetesë Shqiptare” dhe botoi fjalorin gjermanish-shqip, në bashkëpunim me disa autorë të tjerë, në vitin 1997. Në vitet e fundit, Klosi kishte formuar një profil të njohur si një opinionist dhe mendimtar i temave politike dhe sociale në vend, duke u shndërrua në një figurë mediatike të njohur për publikun shqiptar.

Rama për Klosin: Iku një mik e njeri i çmuar i këtij vendi

Në një deklaratë në rrjetin social Facebook, Rama e cilëson si Klosin si një njeri të çmuar të vendit dhe një antikomformist. “Iku tragjikisht natën një mik i shtrenjtë e njeri i çmuar i këtij vendi, antikomformist i hershëm që refuzoi të përshtatet me vulgaritetin…”, shkruan Rama në Facebook./ top-channel

Lajme të ngjashme

Back to top button