Në Tetovë u shënua Dita e Batalionit të tretë të mekanizuar këmbësorik

Me solemnitet ushtarak sot në kazermën “Kuzman Josifovski Pitu” në Tetovë u shënua 27 gushti – Dita e Batalionit të tretë të mekanizuar këmbësorik (3 bmk).

Kjo ditë me vendim të presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe komandantit suprem të forcave të armatosura Gjorge Ivanov është caktuar si ditë e këtij njësiti në përkujtim të formimit të brigadës më 27 gusht të vitit 1944 në Breznicë.

Në emër të Brigadës së parë të menakizuar këmbësorike në përbërje të së cilit vepron 3bmk të pranishmëve iu drejtua komandanti i saj koloneli Zoran Milevski.

Në kuadër të shënimit të Ditës së njësitit shumë oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të 3bmk morën avancime, shpërblime, lëvdata dhe masa tjera stimuluese ndërsa për dy pjesëtarë të këtij njësiti të cilët kanë pësuar dëmetime materiale gjatë përmbytjeve në rrethinën e Tetovës u është ndarë ndihmë e grumbulluar në të holla nga bashkëluftëtarët e tyre dhe nga batalioni dhe nga brigada.

Në kuadër të shënimit të Ditës së Njësitit shumë oficerë, nënoficerë dhe ushtarë nga 3.bmk morën promocione, çmime, lëvdata dhe masa tjera stimulative. Për togë më të mirë u shpall toga e tretë e mekanizuar këmbësorik nga çeta e parë e mekanizuar këmbësorike për rezultatet e arritura të shkëlqyeshme dhe angazhimin e pjesëtarëve të tyre posaçërisht në stërvitjen ushtarake të NATO-s në Gjermani për shkak të së cilës e fituan kupën kalimtare dhe flamurin për togë më të mirë. Solemniteti përfundoi me defile të eshalonëve nga të gjithë komandot dhe njësitet e Batalionit të tretë të mekanizuar këmbësorik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button