Van Halen: Maqedonia ka përkrahje nga euroliberalët për reformat dhe eurointegrimet

 Eurodeputeti holandez dhe kryetari i Aleancës së liberalëve dhe demokratëve në Evropë (ALDE), Hans van Halen sot edhe një herë e ka shprehur përkrahjen që libealët evropianë ia japin Republikës së Maqedonisë në proceset eurointegruese. Ai në konferencë për shtyp tha se është i bindur se Maqedonia po përparon dhe se vendit i nevojitet stabilitet politik, e joq everi e re çdo vit.

“Nëse programi qeveritar 3-6-9 realizohet mirë, ky vend do të bëhet vend bashkëkohor, atëherë do të uleni në tryezë me BE-në dhe do të negocioni për anëtarëim. Liberaldemokratët në këtë luajnë rl të rëndësishëm dhe une do të vazdojë t’i përkrah sa të mundem”, tha van Balen , i cili sot ka pasur takim m ministrin Zoran Shapuriq, ndërsa dje është pritur edhe nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Kryeministrit Zaev ia transmetoi përkrahjen, por edhe porosinë se liberalët janë të fuqishëm në BE.

“Kemi shtatë kryeminsitra, anëtarë të partive liberale dhe e kemi presidentin francez Emanuel Makron, i cili është përkrahës i fuqishëm i ideve liberale. me pesë eurokomisarëlt tanë, shtatë kryeministrta dhe presidentin francez ne duhet të punojmë së bashkë për përparimin e Maqedonisë”, tha Balen.

Eurodeputeti holandez, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me gjendjen aktuale politike në vend dhe marrëdhëniet me fqinjët, tha se kjo qeveri dallohet sipas asaj që i fton miqtë de fqinjët dhe në tryezë me dialog tenton t’i zgjidh problemet.

“Mendoj se kjo Qeveri ka bërë dallim me atë që i fton (u paraqitet) miqve dhe fqinjëve  dhe drejtpërdrejtë shkon aty të tentojë t’i zgjidh problemet. Në diskutim me Serbinë, Maqedoninë  paraqitje t mira pa bërë presion, por tha eja të ulemi  në tryezë”, tha Van Balen.

Gjatë takimeve, eurodeputeti dhe kryetar i ALDE-s, Van Balen, ka treguar interes ehde biznes klimën në Republikën e Maqedonisë, në apsekt të strategjisë së re të Qeverisë së RM-së lidhur me investimet e huaja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button