Ky zbulim i një tablete babilonase 3700-vjeçare, do e rishkruajë historinë e matematikës

Ka shumë rëndësi për botën tonë moderne. Matematika e babilonasve mund të ketë qenë jashtë mode për më shumë se 300 vite, por ajo gjen zbatime të mundshme në vëzhgime, grafikë kompjuterësh dhe arsim. Eshtë një shembull i rrallë ku bota e lashtë na mëson diçka të re

Një tabelë argjile 370-vjeçare ka vërtetuar se babilonasit e zhvilluan trigonometrinë 1500 vite përpara grekëve, dhe po përdornin një metodë të sofistikuar të matematikës që mund të ndryshojë mënyrën se si i bëjmë llogaritë sot.

Tableta, e njohur si Plimpton 332, u zbulua në fillim të viteve 1900 në jug të Irakut nga arkeologu amerikan dhe diplomati Edgar Banks, i cili ka qenë edhe frymëzimi për personazhin e Indiana Jones.

Kuptimi i vërtetë i saj u ka shpëtuar ekspertëve deri tani, por studimet e reja nga Universiteti i New South Wales në Australi ka treguar se është tabela trigonometrike më e vjetër dhe më e saktë në botë, e cila është përdorur ndoshta nga arkitektët e lashtë për të ndërtuar tempuj, pallate dhe kanale.

Megjithatë ndryshe nga trigonometria e sotme, matematika babilonase përdorte një sistem me bazë 60, dhe jo atë me bazë 10 që përdoret sot. Për shkak se 60 është shumë më e kollajtë të pjesëtohet me 3, ekspertët që studiojnë tabletën, kanë zbuluar se llogaritjet janë shumë më të sakta.

“Studimet tona zbulojnë se Plimpton 322 përshkruan format e trekëndëshave këndrejtë duke përdorur një lloj rishtar trigonometrie bazuar në pjesëtime, jo në kënde dhe rrathë”, thotë Dr Daniel Mansfield, i Shkollës së Matematikës dhe Statistikës në Fakultetin e Shkencave të Universitetit. “Eshtë një punë matematikore magjepsëse që demonstron padyshim gjenialitet. Tableta jo vetëm përmban tabelën më të vjetër trigonometrike në botë: ajo është edhe e vetmja tabelë trigonometrike vërtetë e saktë, për shkak të një qasjeje shumë të ndryshme që babilonasit kishin ndaj aritmetikës dhe gjeometrisë”.

“Ka shumë rëndësi për botën tonë moderne. Matematika e babilonasve mund të ketë qenë jashtë mode për më shumë se 300 vite, por ajo gjen zbatime të mundshme në vëzhgime, grafikë kompjuterësh dhe arsim. Eshtë një shembull i rrallë ku bota e lashtë na mëson diçka të re”. /Bota.a

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button