Kryeministri shqiptar, Edi Rama do të mbledhë në Durrës homologët e tij nga Ballkani

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do të jetë mikpritës i një takimi joformal të kolegëve të tij nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në kumtesën e djeshme theksohet se takimi njëditësh për tregtinë, shërbimet, investimet dhe ekonominë digjitale, do të mbahet nesër, në qytetin e Durrësit.

Siç transmeton Telegrafi, takimi do të fokusohet në nxitjen e rritjes ekonomike, pasi për këtë çështje ishte arritur pajtueshmëria muajin e kaluar në Samitin e Trieshtës, në kuadër të takimit të katërt ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Edhe pse zyrtarisht procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është në pritje deri në vitin 2019, Brukseli ka shprehur përkushtim për vendet e Ballkanit, në periudhën e rritjes së ndikimit të Rusisë në këtë rajon, të cilin Moska e konsideron fushë tradicionale të interesit të vet.

Në takimin në Durrës do të jetë i pranishëm edhe komisionari për negociata për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së, Johanes Han, dhe zëvendëskryetari i Bankës Botërore, Ciril Miller.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button