KGJK thotë kishte parasysh aktgjykimet e Kushtetueses për Supremen e Apelin

Këshilli Gjyqësor i Kosovës përmes një komunikate për opinionin ka dhënë sqarime në lidhje me shqetësimet e shfaqura sot nga ambasadat e Britanisë së Madhe dhe të SHBA, si dhe të zyrës së BE në Kosovë rreth standardeve për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatës Supreme dhe asaj të Apelit.

Në komunikatën e KGJK-së thuhet:

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) janë informuar lidhur me deklaratat e lëshuara nga partnerët ndërkombëtarë të Këshillit që kanë të bëjnë me procesin e përzgjedhjes dhe të emërimit të kryetarit të Gjykatës Supreme dhe të Gjykatës së Apelit.

KGJK ka ndërmarrë të gjitha veprimet për zbatimin e Aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, nr. KI 34/17 dhe nr. KI 55/17, lidhur me këto emërime menjëherë pas publikimit. Në pajtim me pikën VI të Aktgjykimeve, me datën 18 gusht 2017 KGJK ka informuar Gjykatën Kushtetuese për masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimeve përkatëse.

KGJK do të mblidhet gjatë javës së parë të muajit shtator për shqyrtimin e hollësishëm të deklaratave. KGJK është e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar dhe do të ndërmarr të gjitha masat e duhura kushtetuese dhe ligjore për forcimin e sundim të ligjit në Republikën e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button