fbpx

Ministri Bekteshi ndau mirënjohje për minatorët më të mirë në Maqedoni

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në një ceremoni solemne ndau mirënjohje për minatorët më të mire në vend. Mirënjohjet u ndanë në eventin e organizuar nga Ministria e Ekonomisë për nder të Ditës së Minatorëve 28 Gushti.

Ministri Bekteshi në paraqitjen e tij para minatorëve tha se sektori i burimeve minerale është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe se numëron mbi 10.000 të punësuar.

“Minatorët përfaqësojnë resurs të çmuar njerëzor, dhe ne jemi të detyruar që tu sigurojmë kushte më të mira për punë në mënyrë që të shpërblejmë ata për përkushtimin e tyre profesional dhe përgjegjësinë ndaj edhe këtë vit për të dhjetën herë me rradhë tradicionalisht shpërblejmë ata me mirënjohje”, tha Bekteshi duke u ndarë mirënjohjet “Pllaketë për më të suksesshmit’, minatorëve të nominuar nga punëdhënësit e tyre, në pajtim me të arriturat e tyre në vitin e kaluar si formë motivimi për rezultate të mëtejshme edhe më të larta.

Ai informoi se prodhimi industrial në sektorin e minierave në qershor 2017, në krahasim me muajin qershor të vitit 2016 shënon rritje prej 7.5% ndërsa përfitimet e këtij sektori për periudhën e njëjtë shënojnë rritje prej 1.2%.

Ministri Bekteshi, gjatë fjalimit të tij informoi edhe mbi procedurën e hapjes së minierave të reja në vend, pas reagimit të banorëve të disa qytezave, ku u organizuan edhe referendume kundër tyre.

“Gjatë procedurës për dhënien e koncesioneve konsultohen të gjitha institucionet që mund të kontribuojnë me mendimet e tyre në këtë drejtim, por gjëja më e rëndësishme është se kërkohet çdoherë edhe mendimi i komunave në territorin e të cilave vepron koncesioneri, pra, dhënia e koncesionit drejtpërsëdrejt varet nga mendimi pozitiv i dhënë edhe nga vet komuna“, tha Bekteshi.

Kryetari i Asociacionit të Minierave të Maqedonisë Nikollajço Nikollov tha se ndjenja për shënimin e Ditës së minatorit është e përzier me ngjarjet në pjesën juglindore të vendit.

”Më vjen mire që në Maqedoni zgjohet vetëdija për një mjedis më ekologjik, por në miniera punojnë mbi 10.000 njerëz dhe se pa miniera vetë minatorët dhe njerëzit që punojnë në to e dinë se si do jetë. Minierat për Maqedoninë kanë rëndësi të madhe prandaj patjetër të mbajmë llogari për humbjen e forcës kualitative të punës theksoi Nikollajço Nikollov nga asociacioni i minierave të Maqedonisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close