Askush nuk kërkon nga Joakimovski të pranojë 5.000 refugjatë

Kryetari i Komunës Karposh Stevço Joakimovski në faqen e ti të Facebook-ut dha deklaratë në lidhje me politikën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ndaj refugjatëve, si mbështetje për Iniciativën për referendum kundër ndërtimit të kampeve të refugjatëve në komunat në Maqedoni, gjatë të cilës në deklaratë ka shumë elemente të pavërteta:

Maqedonia nuk është shtet i cili ka bombarduar ose ka marr pjesë në bombardimin e Sirisë, dhe për këtë nuk ka për detyrim të pranojë refugjatët. Kush i ka bombarduar, ai le ti merr me vete, në këtë rast ato janë SHBA-të dhe Rusia…Maqedonia duhet që të pranojë refugjatë, dhe rendi është i tillë, përderisa ka forca ushtarake në rajon, siç ishte rasti me refugjatët nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova. Në Strategjinë për refugjat, pjesa më e madhe e detyrimeve i shkon vetëqeverisjes lokale edhe atë përmes kërkesës që t’ju sigurojë strehim, t’i kyçim në procesin e arsimit, gjegjësisht nëpër shkollat tona, t’ju sigurojmë masa stimuluese për punësim, përderisa Qeveria mes masa vetëm për t’ju sigurojë nënshtetësi. Komuna e Karposhit nuk është e përgatitur të pranojë 5.000 refugjat nga Siria dhe të rrezikojë jetën e pjesës tjetër të qytetarëve. Pikërisht për këtë shkak nënshkruaj këtë iniciativë… 

[Burimi: Facebook, faqja e Stevço Jakomivskit/Makfaks, data: 23.08.2017]

ARSYETIM:

Kryetari i komunës Jakomovski duke arsyetuar argumentin përse është nënshkrues dhe përsEendihmon iniciativën kundërt ndërtimit të kampeve për refugjat nëpër komunat e Republikës së Maqedonisë, tha disa argumente të pavërteta. Në deklaratën e tij – arsyetimin, ka përzierje të qëndrimeve politike dhe fakte të pavërteta për detyrimet e RM-së, për vetëqeverisjen lokale dhe për qëllimin e Qeverisë, e cila përmes Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) duhet që të miratojë dokument – strategji për këtë çështje në periudhën 2017-2020, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Maqedonia nuk është shtet i cili ka bombarduar ose ka marr pjesë në bombardimin e Sirisë, prandaj nuk ka detyrime të pranojë refugjatë…

Kjo deklaratë e Jakimovskit nuk korrespondon me të vërtetën nga aspekti i detyrimeve të cilat i ka ndërmarr RM ndaj institucioneve ndërkombëtare, të cilat më pas janë përfshirë edhe në legjislacionin e vendit (nga Deklarata universale për të drejtat e njeriut, përmes Konventës për statusin e refugjatëve, deri të Ligji për azil dhe Ligji për nënshtetësi, i cili parasheh të drejtën e marrjes së nënshtetësisë së RM-së dhe të personave me statusin e marr refugjat). Është fakt se Maqedonia ka detyrime ndaj refugjatëve, si persona të rrezikuar të cilët trajtohen nën sistemin e mbrojtjes ndërkombëtare. E pavërtetë është se Maqedonia duhet të pranojë refugjatë vetëm nëse ka luftë në rajon ose i tillë është rendi, siç ka qenë me luftërat në B. dhe Hercegovinë, Kosovë. Maqedonia ka detyrim të pranojë në territorin e saj persona të cilët llogariten si refugjat prej ngado, jo vetëm nga rajoni. Është tërësisht çështje tjetër se çfarë kapacitete ka RM-së që të ballafaqohet me valë të mëdha refugjatësh dhe kjo në veçanti u pa me krizën e refugjatëve dhe emigrantëve në dy vitet e fundit. Përgjatë kësaj u realizuar një bashkëpunim i pjesshëm me bashkësinë ndërkombëtare, por kishte dhe konstatime të qarta të kapacitetit të vendit.

Në strategjinë për refugjatë pjesa më e madhe e detyrimeve i është dhënë vetëqeverisjes lokale…

Bëhet fjalë edhe për një deklaratë e cila mund të vlerësohet si e pavërtetë. Në Darft-strategjinë e MPPS theksohet vetëm një prej dobësive të strategjisë së mëparshme dhe përgjithësisht në praktikë, ka qenë pjesëmarrja e dobët e vetëqeverisjes lokale në sferën e strehimit, si dhe çështja për lehtësimin e procedurave për marrje të nënshtetësisë.

Komuna e Karposhit nuk është e përgatitur të pranojë 5.000 refugjat nga Siria…pikërisht për këtë shkak nënshkruaj këtë iniciativë për referendum… 

Kush, kur dhe ku ka kërkuar nga Komuna e Karposhit të pranojë 5.000 refugjatë nga Siria? Është e qartë se me përgjigjen e kësaj pyetje do të shihet se bëhet fjalë për manipulim, të bazuar mbi pretendim të pavërtetë që dikush e ka kërkuar këtë nga kjo komunë. Përfundimisht edhe Qeveria, gjegjësisht MPPS, që para dy-tre javëve doli me qëndrime të qarta në lidhje me pretendimet e këtilla, duke sqaruar saktësisht se Maqedonia ka qenë dhe do të jetë, vend – transit për refugjatët:

Lajmi i rremë është që qeveria do të ndërtojë banesa për refugjatët dhe se ata do të qëndrojnë në Maqedoni. Në Republikën e Maqedonisë nuk do të ndërtohen kampe për refugjatë, nuk do të ju jepet nënshtetësi për refugjatë, as më pak që të aktivizohen masa të tjera në atë drejtim. Çdo informacion me kahje tjetër është  gënjeshtër, i pasaktë dhe i pavërtetë… (Burimi: Qeveria e RM-së)

Për shkak të argumenteve të thëna më lartë, pjesët nga deklarata e Stevçe Jakimovskit i vlerësojmë si të pavërteta gjegjësisht të pavërtetë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button