Maqedoni, problemi me emigrantët keqpërdoret nga VMRO-DPMNE për të nxitur urrejte etnike dhe fetare

Mbledhja e nënshkrimeve të qytetarëve nga Iniciativat Qytetare “Budenje” (Zgjim) kundër Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) se gjoja ajo ka krijuar strategji që të ndërtohen qendra dhe lagje të emigrantëve, sipas Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti dhe pjesëtares së OJQ “Legis”, Mersiha Smailoviç janë përpjekje për defokusim të opinionit, përfitim të pikëve politike dhe nxitje të urrejtjes në baza entike dhe fetare në Maqedoni, shkruan Portalb.mk.

“I ndjek me vëmendje ngjarjet e fundit sa i përket emigrantëve, dhe dënoj ashpër deklaratat e partive të cilët tentojnë të viktimizojnë dhe keqpërdorin të keqen e të huajve që të përfitojnë pikë politike”, thotë Memeti.

Mersiha Smailoviç duke sqaruar se në draft strategjinë e MPPS-së askund nuk është theksuar se do të ndërtohen qendra apo lagje për emigrantë, por se do të sigurohet strehim për të huajin me status të emigrantëve, vlerëson se spekulimet se do të kemi ndërtim të qendrave të reja janë defukusim i opinionit dhe nxitje të urrejtes etnike dhe fetare.

Qendra tranzistuese, Tabanoc
Qendra tranzistuese, Tabanoc

Fillimisht të rinovohen qendrat ekzistuese e më pas të ndërtohen të reja

Avokati i Popullit, Ixhet MemetiSipas Memetit dhe Smailoviç, përvoja e deritashme me emigrantët ka dëshmuar se Maqedonia nuk ka pasur kapacitete t’i trajtojë emigrantët në mënyrë humane edhe pse kjo parashihet me konventa ndërkombëtare dhe dispozita lidhore aktuale në vend. Sipas tyre, e rëndësishme fillimisht është të rinovohen qendrat ekzistuese të strehimit të emigrantëve, e më pas të mendohet për të tjerat.

“Përvoja e deritashme me emigrantët ka dëshmuar se Maqedonia edhe pse shtet në tranzicion, lëvizje, nuk ka ditur t’i trajtojë emigrantët në mënyrë humane. Janë shkelur parimet bazë të konventave, si parimi i mosdiskriminimit, moskthimit dhe ndëshkimit. Duhet kuptuar se mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje për përballje me krizën e emigrantëve, por duhet veprim në bazë të ligjeve dhe konventave që parashohin strehim të emigrantëve. E nevojshme fillimisht do të ishte të rindërtohen dy qendrat kryesore, t’i adaptojnë të njëjtat, t’i rregullojnë në bazë të standardeve dhe dispozitave ligjore dhe paralelisht kësaj, duhet të punohet që emigrantëve, që për momentin gjenden në Maqedoni, t’ju mundësohet trajtim hapësinor, shëndetësor dhe arsimor adekuat, e më pas të hapim qendra të tjera”, thotë Memeti.

Mersiha SmailoviçNdërkaq Smailoviç thotë se gjithçka çfarë veprohet ndaj emigrantëve bëhet me mekanizma të paraparë nga Bashkimi Evropian, në bazë të së cilave parashihet kthimi apo largimi i emigrantëve në Maqedoni.

“Emigrantët nuk janë mjet që mund t’i dërgoni ku të doni ju, ka mekanizma aty të parapara me Bashkimin Evropian se si duhet të bëhet kthimi dhe zhvendosja e emigrantëve. Nuk ka ligj në botë ku ju thotë emigrantëve ejani dhe jetoni në Maqedoni”, thotë Smailoviç, duke sqaruar se nga përvoja e saj e deritashme emigrantët në asnjë moment nuk kanë shprehur dëshirë të qëndrojnë në Maqedoni, por të shkojnë në Greqi.

Përndryshe, Republika e Maqedonisë ka vetëm dy qendra për të huaj, njëra është për pranimin e të huajve që futen në Maqedoni në mënyrë ilegale kurse tjetra për azilkërkuesit, ato që shprehin vullnet të qëndrojnë në Maqedoni. Disa herë është raportuar se në Vizbeg dhe Gazi Babë nuk ka pasur trajtim human të emigrantëve, problem ky i alarmuar nga Avokati i Popullit dhe OJQ “Legis”.

LEXO: Në mungesë të ofertës, do të “maten forcat” me gjuhë të urrejtjes edhe në këto zgjedhje

Mirëpo, çështja e emigranteve së fundmi u aktualizua pasi që iniciativa qytetare “Budenje” filloi të mbledh nënshkrime nga qytetarët nëpërmjet të cilave shprehet mospajtim për gjoja strategjinë e MPPS-së, se do të ndërtohen kampe të reja të emigrantëve. Për të njëjtat pretendime edhe opozitarja VMRO-DPMNE  ka ngritur interpelancë ndaj ministres Sociale, Mila Carovska, por kjo e fundit të njëjtat i ka demantuar disa herë më radhë. Gjithashtu, lëvizja e afërt me VMRO-DPMNE-në, “Tvrdokorni”, që më 27 prill hyri dhunshëm në Kuvend, rrahu deputetë dhe demoloi objektin, paralajmëruan se më 2 shtator do të mbajnë marsh me fillim në ora 17 për siç thonë ata, përpjekjes që të vendosen emigrantë në Maqedoni.

Mediat në Maqedoni kanë ardhur në informata dhe dëshmi se pjesëtarët e organizatës “Budenje” janë anëtarë të VMRO-DPMNE-së. Një pjesëtar i inicativës, të mërkurën sulmoi fizkisht ekipin e gazetarëve të “Nova TV”, të cilët kanë qenë duke raportuar për ngjarjen e mbledhjes së nëshkrimeve në Aerodrom.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button