Emmanuel Macron, shpenzime të çmendura kozmetike për vete

Vetëm tre muaj në krye të shtetit francez dhe ka shpenzuar shuma marramendëse për kozmetikë.

 

Grimerja Natacha M., sipas Le Pont, ka faturuar degën ekzekutive me dy pagesa, një herë prej 10 mijë eurosh dhe më pas 16 mijë euro. Macron ka ngritur dyshime të mëdha rreth lidershipit të tij me hedhjen e parave publike në këtë mënyrë, transmeton Revista Class.

Zyra e presidentit u detyrua t’i përgjigjej zbulimit, duke shpjeguar se kishte “thirrur një kontraktues për çështje urgjente”, duke e detyruar Presidentin të paguante më shumë se zakonisht. Zëdhënësi i Macron ka premtuar se Macron do të shpenzojë një shumë të ‘reduktuar’ të parave në të ardhmen.

Megjithatë, Macron nuk është presidenti më i shtrenjtë që ka parë Franca. François Hollande thuhet se ka paguar 30 mijë euro për kozmetikë, ndërsa Nicolas Sarkozy rreth 24 mijë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button