Popovski – Edvards: Mbështetje nga Mbretëria e Bashkuar për transparencë të Qeverisë

Ministri pa portofol i angazhuar për Komunikime, Transparencë dhe Raport, Robert Popovski sot realizoi takim me zëvendësambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni Pol Edvards, në të cilin u bisedua për angazhimet e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë drejt transparencës së tërësishme të të gjitha institucioneve ndaj qytetarëve të vendit, kumtoi shërbimi qeveritar për media.

Ministri Popovski në takim i paralajmëroi reformat mediale të parapara në suaza të planit 3-6-9 në drejtim të përshpejtimit të integrimeve euroatlantike të vendit.

“Zëvendësambasadori Eduards shprehi mbështetje dhe paralajmëroi ndihmë konkrete në drejtim të përforcimit të komunikimit të institucioneve qeveritare ndaj qytetarëve. Në propozimin e Ligjit për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale, i cili për momentin është në fazën e debatit publik dhe priten vërejtje dhe plotësime nga ana e organizatave qytetare të cilat janë kyçur në mënyrë transparente në proces, pas çka propozim vendimi ligjor do të vendoset në rend dite të seancës të Qeverisë”, theksohet në kumtesë.

Ambasada Britanike në Maqedoni i përshëndeti masat e ndërmarra për mbajtjen e brifingjeve javore me media të cilat sektori për komunikime do t’i mbajë pas çdo seance të rregullt qeveritare, si dhe paralajmërimit se të gjitha ministritë së shpejti do ta fillojnë këtë praktikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button