Barcelona sot zyrtarizon Dembelen, zbulohet numri i fanellës (FOTO)

Ousmabe Dembele te Barcelona do të mbajë veshur fanellën me numrin 11.
Sot në mesditë, nënshkrimi i Ousmane Dembele nga Barcelona do të jetë një realitet. Klubi katalanas u takua me homologët e tyre gjermanë të enjten në Monako.

Ata mbëllën marrveshjen për 105 milionë euro plus 45 milionë të tjera bonus. Lojtari do të ketë një marrëveshje pesëvjeçare. Lojtari ka fluturuar për në Barcelonë për të vënë laps në orët e vona të mesnatës, përcjell Albeu.com.

Dembele tek Barcelona do të mbajë veshur fanellën me numrin 11, ai shikohet nga kampi katalanas si zëvedësuesi perfekt i brazilianit Neymar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button