Lirohet çmimi për një pjesë të shërbimeve nga Kadastra

Nga 1 shtatori hiqet pagesa për parashtrimit të sërishëm të fletëparaqitjes në Agjencinë për Kadastër që do të thotë se qytetarët të cilët nga ana e Kadastrës janë refuzuar për çfarëdo arsye pranë parashtrimit të sërishëm të fletëparaqitjes nuk do të paguajnë kompensim, paralajmëruan ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe drejtori i Agjencisë për Kadastër Boris Tunxhev.

Pas takimit të tyre të sotëm në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve në nismë të ministrit Sugareski, drejtori Tunxhev tha se bëhet fjalë në adaptimin e sportelit elektronik i cili duhet ta mundësojë realizimin e kësaj mase.

“Kjo do të thotë se në rast kur nga Agjencia për Kadastër të Patundshmërive është refuzuar lënda për çfarëdo arsye, gjatë parashtrimit të sërishëm të së njëjtës për këtë lëndë qytetarët nuk do të paguajnë asnjë kompensim”, tha Tunxhev.

Ai paralajmëroi ulje edhe në segmentin e shfrytëzimit të të dhënave nga Agjencia e Kadastrës, si dhe kompensimin të cilin qytetarët e paguajnë gjatë regjistrimit të të drejtave të caktuara.

Lidhur me koston e fletëpronësisë, drejtori Tunxhev tha se ende bëhen analiza për çmimet e shpenzimeve dhe pret nga raporti i shërbimeve të shihet kjo si do të pasqyrohet në konstruksionin financiar të Kadastrës. Pas analizave të bëra, siç paralajmëroi, do të dalin me informacion nëse do të ketë ulje të çmimit të fletëpronësisë.

Ministri Sugareski theksoi se me uljet e tilla të çmimeve të shërbimeve të cilat janë në kompetencë të Agjencisë së Kadastrës përmbushet edhe një premtim i dhënë para qytetarëve.

Në takimin e sotëm është konfirmuar se duhet të kthehen edhe një pjesë e autorizimeve që firmat private gjeodezike i kanë pasur paraprakisht lidhur me të drejtën e kryerjes së punëve në terren për nevojat e njësive për vetëqeverisje lokale dhe institucionet e pushtetit qendror të cilat deri tani i ka pasur Agjencia për Kadastër.  Me qasje të tillë, vlerëson ministri Sugareski, do të përshpejtohet dhënia e shërbimeve dhe do të rritet konkurrenca.

Në takim është biseduar edhe për çmimin e tregut që i ofrojnë firmat private gjeodezike.

“U dakorduam kufiri më i ulët i çmimit të shërbimeve të mbetet i rregulluar si deri tani, ndërsa çmimi më i lartë do të rregullohet në pajtim me kushtet e tregut”, tha ministri Sugareski.

Është biseduar edhe për nevojën nga zbutja e politikës ndëshkuese dhe vendosjen e masës paralajmërim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button