Koxias dhe Dimitrov do të bisedojnë për masat për ndërtim të besimit

Vizita e ministrit grek të Punëve të Jashtme Nikos Koxias në Shkup në fund të muajit do të jetë mundësi të këmbehen mendime për ngjarjet e fundit në rajon, por edhe më shumë të promovohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve dhe ndërtim të klimës së besimit.

Këtë e thonë burimet diplomatike greke të cilët përsërisin se diplomati grek me automobil do të udhëtojë nga Selaniku për në Shkup sepse nuk ka fluturime ajrore ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për shkak të emrit të aeroportit të Shkupit – “Aleksandri i Madh”.

Gjatë qëndrimit në Shkup, Koxias do të ketë takim dhe drekë pune me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, si dhe disa takime me autoritetet e Maqedonisë.

Sipas burimeve të njëjta diplomatike, të cilat i transmetojnë mediat greke, temë kryesore në bisedimet e Koxiasit në Shkup do të jetë implementimi dhe zgjerimi i Masave për ndërtimin e besimit me qëllim që të ndihmohet për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Greqia, siç përsërisin përfaqësuesit e MPJ greke “mbetet e përkushtuar në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke kontribuuar për konsolidimin e kulturës së konsensusit dhe kompromisit me qëllim të stabilitetit brenda në Maqedoni dhe në nivel rajonal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button