BE: KGjK nuk respektoi standardet për zgjedhjen e kryetarëve të Supremes e të Apelit

Pas përsëritjes së fundit të procesit të votimit për kryetarët e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nëpërmjet një deklarate thotë se BE-ja ka vërejtur se përzgjedhja e kryetarëve të këtyre dy gjykatave nuk u parapri nga një diskutim substancial mbi përshtatshmërinë e kandidatëve për pozitën, përderisa arsyetimit të vendimeve të përzgjedhjes nga ana e Këshillit i mungojnë argumentet bindëse.

Në deklaratën e Zyrës së BE-së, thuhet se Gjykata Kushtetuese, e cila anuloi procesin e mëparshëm të përzgjedhjes, konstatoi se mekanizmi i aplikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për të nominuar një kandidat për postin e kryetarit të Gjykatës Supreme dhe kryetarit të Gjykatës së Apelit, nuk ka garantuar mjaftueshëm një proces të barabartë, të hapur dhe të bazuar në merita, njofton “Koha.net“.

“Për të adresuar shqetësimet e Gjykatës Kushtetuese, BE-ja së bashku me partnerë të tjerë ka punuar me Këshillin Gjyqësor të Kosovës për të avancuar procedurën e përzgjedhjes dhe në këtë drejtim mirëpret përmirësimet e bëra në legjislacionin përkatës të Këshillit. Megjithatë, nga vëzhgimi i procesit të përzgjedhjes, BE-ja për fat të keq ka vërejtur se përzgjedhja e kryetarëve të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit nuk u parapri nga një diskutim substancial mbi përshtatshmërinë e kandidatëve për pozitën, përderisa arsyetimit të vendimeve të përzgjedhjes nga ana e Këshillit i mungojnë argumentet bindëse. Ne theksojmë se shqetësimet tona kanë të bëjnë vetëm me procesin e përzgjedhjes, pavarësisht nga kandidatët e përzgjedhur. Një gjyqësor i pavarur, i hapur, përgjegjshëm dhe efikas, i lirë nga ndërhyrjet politike është ajo për të cilën njerëzit e Kosovës kanë nevojë dhe e presin nga udhëhe qësit e tyre. Kjo është në interes të popullit të Kosovës dhe një parakusht kyç për përparimin e Kosovës në rrugën evropiane”, thuhet në deklaratë.

Zyra e Bashkimit Evropian/Përfaqësuesja e Posaçme e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe EULEX-i do të vazhdojnë t’i ndjekin këto procese nga afër dhe mbeten të angazhuar për të investuar burime të rëndësishme për të ndihmuar Kosovën në forcimin e sundimit të ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button