“The Travellers” me vepra të artistëve shqiptarë ndalet në Estoni

Një vepër mbi emërtimin e fëmijëve sipas qyteteve, një tjetër që shpërfaq joorigjinalitetin e pushimeve dhe një video-instilacion që pasqyron rrugëtimin nga Kina në Itali, ku krijohet një kolonë klasike, do të ekspozohen sonte në Estoni.

Të realizuara nga tre artistë shqiptarë me nam në botën e artit bashkëkohor, do të zënë vend në hapësirat e “Kumu”, që është selia e Muzeut të Artit të Estonisë dhe njihet si një nga vendet më mbresëlënëse ekspozuese në gjithë vendin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky muze ishte hapur më 17 shkurt të vitit 2006 dhe dy vjet më vonë e kishte marrë Çmimin Evropian Vjetor për Muzetë.

“My Name Their City” e Alban Mujës, “Sunshade” e Sislej Xhafës dhe “The Column” e Adrian Pacit janë përfshirë në ekspozitën “The Travellers”, që do të hapet sot (e premte) dhe do të qëndrojë e hapur deri më 1 janar të vitit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button