Dënohet shtetasi i Maqedonisë që e ka ofenduar Erdoganin

Në Shkup ka mbaruar procesi gjyqësor që u ngrit nga ana e ambasadores së Turqisë në Maqedoni, Tulin Erkall Kara, kundër personit me shtetësi maqedonase dhe turke, E.A., për shkak ofendimeve që ia ka bërë presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, njofton Portalb.mk.

Personi E.A. është dënuar me 24.600 denarë, ndërkaq nëse të njëjtat nuk i paguan, do të obligohet që të shkojë në burg.

Në vendim thuhet se i akuzuari në nëntor të vitit 2016, nëpërmjet profilit të tij në rrjet social “ka publikuar deklarata ironike dhe e ka ofenduar liderin e një vendi të huaj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button