Ministri e Shtetit për shqiptarët jashtë atdheut në Qeverinë “Rama 2”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar këtë të enjte, se të dielën do të shpallë Qeverinë e re. Kjo është bërë e ditur në një takim që kreu i Qeverisë shqiptare, në një takim që zhvilloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme me Trupin Diplomatik, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Të avashtë, delenxhinj dhe parazitë, kreativitet dhe pragmatizëm i fjetur”, ishin disa nga epitetet që kryeministri, larg nga gjuha diplomatike, u rezervoi ambasadorëve shqiptarë duke shfaqur pakënaqësi për shpalosjen e ideve apo paraqitjen e shqetësimeve, dhe për punën e tyre që e krahasoi me një vrimë në ujë.

Ndërkaq, kryeministri është shprehur i pakënaqur edhe me punën e bërë me diasporën duke zbuluar edhe një dikaster të ri të Qeverisë së re, Ministrinë e Shtetit për shqiptarët jashtë atdheut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button