Përfundoi beteja në stadiumin “Arena Telekom”, eliminohet Shkëndija (VIDEO)

Me golin e shënuar në minutën e 13 u regjistrua edhe goli i vetëm në ndeshjen KF Shkëndija- AC Milan, raporton Portalb.mk.

Goli i parë i Patrick Cutrone në “Arena Telekom” ka shkuar në favor të AC Milanit, fitore kjo që e eliminoi KF Shkëndijën nga kualifikimet e Europa Ligës.

Pas kësaj ndeshje, trajneri i KF Shkëndijës, Qatip Osmani vlerësoi se ndeshja ka qenë e mirë, por jokoordimimi i mirë i mbrojtësit me lojtarët bëri që të milanistët të shënojnë gol.

“Shkëndija edhe pse humbi sonte tregoi një lojë të mirë duke krijuar disa raste të mira, por edhe me gabime, një prej tyre ishte pranimi i golit nga koordinimi jo i mirë i mbrojtësit”, tha Osmani.

Ndërkaq Montela i AC Milanit tha: “Jemi të kënaqur nga loja me Shkëndijën. E dinim se Shkëndija do të jetë ndryshe nga ajo e Milanit sepse fitoi kundrejt Vardarit. E pritëm një lojë në nivel të lartë”.

Përndryshe, ndeshja e 24 gushtit të 2017-s do të mbahet mend për atmosferën e jashtëzakonshme në minutat para ndeshjes. Në stadiumin “Arena Telekom” dëgjoheshin këngë shqipe ndërkaq zëri i Kastriot Tushës nën vargjet e këngës “O ku ka si ti o Shqipëria ime” e bëri edhe më madhështore atë.

Konferenca për shtyp e Osmanit të Shkëndijës.

Konferenca për shtyp e Montelës së Milanit.

Gjysmëloja e dytë është në videon më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button