Skënderbeu shkruan sërish historinë, siguron grupet e Ligës së Evropës

Skënderbeu është pjesë e Ligës së Evropës për sezonin 2017/2018.

Skuadra shqiptare ka siguruar për herë të dytë në histori të klubit pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Evropës, pas barazimit 0-0 me Dinamon e Zagrebit në ‘Elbasan Arena’.

Ndeshja e parë në kryeqytetin kroat kishte përfunduar barazim 1:1, gol ky që doli të jetë vendimtare për skuadrën nga Korça.

Ndeshja e dytë në ‘Elbasan Arena’, në përgjithësi u dominua nga Skënderbeu, por që nuk arriti ta gjente golin, por me sukses ruajti portën pa pranuar gol, teksa nga minuta e 78’ luajtën me një lojtar më pak pas kartonit të dytë të verdhë të Nimagas.

Ky triumf i Skënderbeut, është një hakmarrje për Dinamon e Zagrebit, që në vitin 2015 e kishte eliminuar nga faza e Play Offit në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button