fbpx

Punëtori i pakënaqur lë një të vdekur dhe merr peng disa persona në restaurant

Autoritetet policore në Karolinën e Jugut kanë bërë me dije se një person është vrarë dhe disa të tjerë janë marrë peng, transmeton Indeksonline.

Ngjarja ka ndodhur brenda një restauranti, ku një person kishte dalë nga kuzhina me një armë duke thënë “një shef i ri është në qytet”.

Dëshmitarët e kanë përshkruar personin si njeri me ngjyrë dhe rreth të 50-ve.

“Ky nuk ishte akt terrorizmi”, ka deklaruar majori i policisë për publikun.

Ai ka bërë me dije se veprimi kishte ardhur nga pakënaqësia e personit i cili punonte në atë restaturant.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close