Të paktën tre persona e kanë humbur jetën pasi në Brazil u përmbyt trageti

Të paktën tre persona e kanë humbur jetën në Brazil pasi u përmbyt një traget me kapacitet prej 100 udhëtarëve, lajmëruan mediat lokale.

Aksidenti ka ndodhur në gjirin Mar Grande, afër Vera Kriz në pjesën verilindore të Baijas.

Sajti brazilian “Globo” theksoi se është konfirmuar vdekja e tre personave, ndërsa 21 persona janë shpëtuar, ndërsa sajti “Baija notisas” shkruan se pesë persona e kanë humbur jetën në këtë aksident.

Ende nuk dihet sa persona e kanë humbur jetën, ndërsa zjarrfikësit lokalë dhe shërbimet e shpëtimit punojnë në terren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button