Pse nuk duhet të veshim çdo ditë, të njejtat këpucë?

Janë ato blerje të cilat nuk bëjnë vetëm femrat për vete, por edhe meshkujt. Nëse dalim për pazare, sytë na mbeten shpesh tek vitrinat e këpucëve, e nëse djemtë shohin për modele klasike, vajzat ëndërrojnë larmishmërinë e takave. Ka dhe nga ata koleksionistë të çmendur, të cilët kur nisin t’i numërojnë, lodhen kur arrijnë tek të 50-tat. Nga ana tjetër, jo çdokush i kushton rëndësi veshjes së këmbës. Nuk janë të paktë ata që kanë vetëm një ose dy palë këpucë, të cilat i veshin përgjatë gjithë sezonit, shkruan Bordo.al. 

Sipas ekspertëve, kjo është një zgjedhje e gabuar, e për këtë nuk ka vetëm një arsye. Fillimisht, veshja përditë e këpucëve të njejta i bën ato më të dobëta, e si pasojë një model apo një tjetër e shohim të prishet më shpejtë nga ç’duhet. Nga ana tjetër, një veprim i tillë nuk e lejon veshjen e brendshmë të këpucës të marrë kohën e nevojshme për çlirimin nga djersa e grumbulluar. Përveç baktereve të shtuara me shumicë, që sjellin vetëm papastërti për organizmin, lagështia e formuar nga djersitja hollon, pa kuptuar, veshjen e sipërme të këpucës, sidomos nëse kjo e fundit është lëkurë. Kështu, ekspertët iu këshillojnë ta mendoni dy herë kur të përdorni të njejtin lloj, dy apo tre ditë rresht…

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button