Rama konfirmon shkarkimin e Bushatit, kabinieti i ri qeveritar pritet të formohet të dielën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me Ambasadorët e Shqipërisë në vendet e BE-së dhe NATO-s, deklaroi se të dielën pritet që të formohet qeveria e re “Rama 2”.

Rama, sipas mediave shqiptare, bëri të ditur se pas shpalljes së Kabinetit qeveritar, do t’i kërkojë Ministrit të ri të Jashtëm, takim me Ambasadorët.

“Pas shpalljes së Qeverisë së re të dielën do ti kërkoj Ministrit të ri që të bëjë një takim me ju për të biseduar në funksion të rolit që do marrë menjëherë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit”, tha Rama.

Kreu i qeverise u shpreh se ne kabinetin e ri do te jete nje Minister Shteti vetëm për shqiptaret jashtë atdheut.

“Qeveria e re do të ketë një ministër shteti ekskluzivisht për shqiptarët jashtë atdheut. Ministri i Jashtëm ka nevojë për një krah shumë të fortë me fuqi të plotë politike që buron drejtpërdrejtë nga niveli i kryeministrit”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button