APRM: Kompensimi për papunësi për korrikun do të paguhet deri më 30 gusht

Pagesa e kompensimit në para në bazë të papunësisë për muajin korrik të vitit 2017 do të kryhet më së voni deri më 30 gusht të vitit 2017, kumtoi Agjencia për punës e Republikës së Maqedonisë.

“Në muajin paraprak pagesa është realizuar nga 20-25 korrik të vitit 2017, por për shkak të emërimit të drejtorit të ri, në periudhën e fundit APRM-ja i ka marrë të gjitha masat e nevojshme ligjore për ndryshimin e nënshkruesit kryesor të llogarisë së arkës së Agjencisë, e cila në mënyrë ligjore tërhoqi edhe ndryshim të nënshkruesve ekzistues të llogarive në të gjitha 30 qendrat për punësim në territorin e Republikës së Maqedonisë”, qëndron në kumtesën e Agjencisë për punësim të RM-së.

Sipas APRM-së, ndryshimi i 31 nënshkrimeve, zbatohet në disa institucione: Regjistri qendror i RM-së, noter dhe arka pranë Ministrisë së Financave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button