Vuçiq e informoi raportuesin e PE-së për dialogun e brendshëm për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti të enjten në Beograd deputetin e Parlamentit Evropian, David McAllister, i cili është edhe raportues për Serbinë i këtij institucioni, transmeton REL.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Vuçiq e informoi McAllisterin “për planet për realizimin e dialogut të brendshëm për Kosovën dhe mënyrat e formalizimit të këtij procesi”.

Dy zyrtarët biseduan edhe për marrëdhëniet në rajon dhe rrugën evropiane të Serbisë.

Vuçiq, pas betimit në postin e presidentit në fund të muajit maj, ka thënë se është koha për dialog të brendshëm për Kosovën dhe “të hiqet dorë nga qasja mitike ndaj Kosovës”.

Qëllimi përfundimtar i këtij dialogu nuk dihet, ndërkohë që Serbia vazhdon përpjekjet për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button