LSDM: Presim fitore në zgjedhjet lokale

Nënkryetari i LSDM-së Bllagoj Boçvarovski sot deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme lokale të caktuara për në tetor pret që LSDM të fitojë në të gjitha qytetet dhe të gjitha komunat.

“Fitore për partinë tonë në zgjedhjet lokale do të thotë angazhim për politika të mira dhe për demokratizimin e institucioneve në Republikëн e Maqedonisë. Fitore për partinë tonë do të thotë demokratizimi dhe çlirimi i komunave në Republikën e Maqedonisë të cilat janë të uzurpuara në përiudhën paraprake nga ana e VMRO-DPMNE-së. Besojmë në fitore në të gjitha qytetet dhe në të gjitha komunat e Republikës së Maqedonisë, do të shkojmë për fitore dhe kjo është gjëja e vetme që  e mendojmë dhe punojmë si parti në këtë periudhë”, theksoi Boçvarski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Boçvarski tha se në Kuvendin qendror të partisë i cili është mbajtur para dy ditëve, kemi zgjedhur shef të shtabit qendror zgjedhor i cili ka filluar me përgatitjet në lidhje me zgjedhjet lokale.

“Tashmë kemi shpallur katër kandidatë për katër komuna, dhe për komunat e tjera po bëhen analiza shtesë dhe përfundimtare, në pajtueshmëri me dinamikën e partisë të cilën e kemi të shkruar në periudhën e ardhshme do të dalim me kandidatët për kryetarë komunash në të gjitha komunat e Republikës së Maqedonisë”, citoi Boçvarski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button