Neymar kundërvepron ndaj Barcelonës

 Vazhdojnë tensionet mes futbollistit brazilian Neymar, i cili u transferua në klubin francez Paris Saint-Germain (PSG) me një çmim rekord prej 222 milionë eurosh dhe të ish-klubit të tij Barcelona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ylli i futbollit aplikoi në FIFA kundër klubit të tij të vjetër, i cili ka hapur padi në Gjykatën Sociale të Barcelonës prej 8,5 milionë eurosh ndaj tij për shkak se ka shkelur dispozitat e kontratës.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Spanjës, EFE, Neymar ka aplikuar në FIFA dhe ka kërkuar nga Barcelona 26 milionë euro me arsyetim se klubi spanjoll nuk e ka bërë pagesën e dytë në rinovimin e kontratës së parë.

Në lajmin i cili i referohet një zyrtari të FIFA-s thuhet se aplikimi i Neymarit kundër Barcelonës është duke u hetuar.

Përkundër asaj që Barcelona e kundërshtonte këtë transferim, Neymar kishte arritur marrëveshje me klubin francez PSG duke e paguar klauzolën e lirimit të futbollistit 25 vjeçar në vlerë prej 222 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button