“Politika e re e SHBA-ve në Afganistan, vetëm zgjidhje ushtarake”

 Rusia vuri në dukje se politika e re amerikane në Afganistan ofroi vetëm zgjidhje ushtarake për problemet e rajonit. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, mohoi akuzat e SHBA-ve për furnizimin me armë të talebanëve nga Moska, duke theksuar se Rusia nuk jep asnjë mbështetje për talebanët, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke përdorur një akronim alternativ për organizatën terroriste DEASH, Zakharova tha se: “Është për të ardhur keq që strategjia nuk reflekton si duhet ndaj kërcënimit që paraqet dega afgane e grupit terrorist DEASH”.

“Ne kemi vërejtur se strategjia e re e Afganistanit, e shpallur më 21 gusht nga presidenti amerikan Donald Trump, përqendrohet në gjurmimin e një zgjidhjeje ushtarake përmes rritjes së numrit të trupave të huaja”, tha Zakharova.

Trump, të hënën njoftoi se SHBA nuk do të angazhohej për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në Afganistan, ku ata kanë rreth 8.400 trupa. Komentet e Trumpit e bënë të qartë se nuk do të kishte indikacione për ndonjë modifikim të ardhshëm të forcave amerikane.

Në një konferencë për media, Zakharova, deklaroi se Moska ishte gati të ndihmonte Kabulin në trajnimin dhe pajisjen e forcave të sigurisë kombëtare. Ajo riafirmoi mbështetjen për bashkëpunim me SHBA-ve dhe vendeve të tjera.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, të martën deklaroi se Rusia furnizon me armë talebanët në kundërshtim me normat e OKB-së. Ai tha se nëse dikush do të furnizojë armë, ajo duhet të bëhet nëpërmjet qeverisë afgane.

SHBA-të pushtuan Afganistanin pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, duke rrëzuar telebanët pasi ata strehuan Osama bin Laden-in. Megjithatë, vitet e fundit është parë që talebanët dhe grupet e tjera të armatosura të rriten në forcë, pasi qeveria e mbështetur nga SHBA-të në Kabul përpiqet të ushtrojë autoritetin e saj në të gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button