Maqedonia dhe Hungaria do ta avancojnë bashkëpunimin policor

Avancimi i bashkëpunimit në pjesën e migrimit, antikorrupsionit dhe parandalimit të rrjedhave të paligjshme financiare, ishin temat për të cilat sot biseduan ministrat e punëve të brendshme të Maqedonisë dhe të Hungarisë Oliver Spasovski dhe Sando Pinter.

Spasovski në takimin në Budapest, siç informoi MPB, në atë drejtim ka propozuar të nënshkruhet Marrëveshje për bashkëpunim policor për të cilën është dorëzuar edhe propozim tekst.

Ministri hungarez Pinter me kënaqësi e ka pranuar propozimin dhe ka shfaqur shpresë se marrëveshja do të nënshkruhet nga fundi i vitit, me ç’rast do të realizonte edhe vizitë kthyese në Republikën e Maqedonisë.

Në takim, siç theksohet, është nënshkruar Memorandum për mirëkuptim ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë – Qendrës për Trajnim dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Hungarisë – Shkollës Policore për Zbatim të Ligjit – Segedin, për bashkëpunim në fushën e trajnimeve të përbashkëta.

“Nënshkrimi i Memorandumit është në drejtim të avancimit të bashkëpunimit dypalësh, ndërmjet realizimit të programeve të përbashkëta për këmbim të kuadrit profesional dhe studentëve/kadetë, këmbim të përvojave dhe të dhënave, përpunim të programit të përbashkët për trajnim dhe zbatim të trajnimeve dhe projekteve të përbashkëta lidhur me parandalimin”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Në suaza të vizitës njëditore në Hungari, delegacioni i kryesuar nga ministri Spasovski e vizituan edhe Agjencinë e Bashkimit Evropian për Trajnime për Zbatimin e Ligjit – CEPOL në Budapest, me të cilën është nënshkruar angazhim punues.

“Jam i bindur se me këtë takim formal e fillojmë bashkëpunimin operativ me çfarë e hapim rrugën për nëpunës policorë nga vendi im, nga rangu dhe pozicionet e ndryshme që të mundet të jenë pjesë e trajnimit të standardizuar të Bashkimit Evropian. Veçanërisht më gëzon Programi për këmbim të CEPOL-it. i cili do t’u mundësojë nëpunësve për zbatimin e ligjit të fitojnë shqyrtim direkt, njohuri dhe përvoja dhe atë përmes përvojës së dobishme reciproke”, deklaroi Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button