Në mungesë të ofertës, a do të “maten forcat” me gjuhë të urrejtjes edhe në këto zgjedhje?

Sikur në ciklet zgjedhore paraprake, edhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor të këtij viti, gjuha e urrejtjes pritet të jetë aktuale në fjalimet e kandidatëve për kryetarë të komunave, si mjet për t’i “matur forcat” politike, në vend që të merren me çështjen e zgjidhjes së problemeve reale të qytetarëve – përmirësimin e gjendjes socialo-ekonomike. Kështu vlerësojnë për Portalb.mk, përfaqësuesja e Asociacionit për Iniciativë Demokratike, Monika Veljanoska dhe kryetari i OJQ “Civil”, Xhabir Deralla.

“Gjendja e re krijuar me ndryshimet të cilët ndodhën me ndarjen e forcës politike mes partive, por edhe diskursi i cikleve të kaluara zgjedhore, jep indikacione për paraqitje të gjuhës së urrejtjes. Në ciklet paraprake zgjedhore është evidentuar gjuha e urrejtjes, jo vetëm te politikanët, por edhe te përkrahësit e tyre në media dhe veçmas në rrjetet sociale. Edhe pse për momentin gjendja me gjuhën e urrejtjes duket se është e qetë, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që përsëri të aktualizohet në diskursin e tradhtarëve dhe patriotëve”, thotë Veljanovska duke shtuar se në garën për vota, do të jetë i pranishëm nacionalizmi dhe etnocentrizmi, dhe pritet që i njëjti të sundojë përpara ofertës së zgjidhjeve të mundshme ekonomiko-sociale dhe problemeve reale me të cilën përballet popullata.

LEXO: Gjuha e urrejtjes, të sanksionohen politikanët!
LEXO: Krahas konflikteve etnike, politika e deritashme i nxiti edhe ato religjioze

Xhabir Deralla nga “Civil” vlerëson se edhe kjo fushatë parazgjedhore do të jetë e mbushur me gjuhë të urrejtjes, duke i përdorur temat globale dhe etnike.

“Procesi i zgjedhjeve lokale në Maqedoni deri më sot ka pasur karakter ndëretnik të cilat kohës së fundit janë shndërruar edhe në karakter ndërfetar duke bërë që gjuha e urrejtjes të jetë i eksponuar dhe rezultat i paraqitjeve të partive politike. Këtu paraqitet një situatë serioze  ku në kontekstin momental të Maqedonisë, ku kemi keqpërdorim të emigrantëve për t’u shpërndarë gjuha e urrejtjes, kur nga ana tjetër kemi presionin politik nga Serbia dhe Rusia mund të presim gjuhë të urrejtjes e cila do të del nga përfaqësuesit e partive politike të cilët duke përdorur këto tema globale dhe etnike do të tentojnë të përfitojnë vota në zgjedhje lokale. Kjo shumë lehtë mund të kuptohet pasi që gjuha e urrejtjes deri vonë është përdorur edhe si mënyrë kërcënimi të kundërshtarëve politikë dhe kjo u dëshmua edhe me përpjekjen me sulmin e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë ku u sulmuan për vdekje shumë deputetët të shumicës parlamentare, përfshirë edhe kryeministrin aktual të Maqedonisë, Zoran Zaev”, thotë Deralla duke kujtuar fjalimin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski për “linçim të Zaevit” dhe fjalimin e kryetares së Komisionit për Sisteme Politike dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, Valentina Bozhinovska e cila citonte fjalime të narcisëve gjerman të viteve të 30-ta në “natën e thikave”.

LEXO: Memeti: Gjuha e urrejtjes po merr përmasa shqetësuese
LEXO: Gjuha e urrejtjes, problem shqetësues në Maqedoni

Gjuha e urrejtjes në Maqedoni deri më tani nuk u ndëshkua

Prej shkurtit të vitit 2014 në Republikën e Maqedonisë kanë hyrë në fuqi dispozitat e reja ligjore me të cilat ndalohet dhe ndëshkohet gjuha e urrejtjes dhe përhapja e materialeve nëpërmjet internetit, me të cilat promovohet ose nxitet urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo qoftë njeri ose grupi, në çfarëdo baze të diskriminimit. Me ndryshimet e Kodit penal të cilat i miratoi Kuvendi me procedurë urgjente në fillim të vitit 2014 dhe hynë në fuqi në mjedis të shkurtit (tetë ditë pas publikimit të tyre në Gazetën zyrtare të R. të Maqedonisë, nr. 27 të datës 05.02.2014) neni 319 tani thotë:

Shkaktimi i urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit në bazë kombëtare, racore, fetare dhe në ndonjë tjetër të diskriminimit

Sipas ligjit, parashihet dënim me burg prej një deri në pesë vjet, për secilin që do shkaktojë ose që do nxisë urrejtje, përçarje ose mosdurim, sipas ndonjë baze për diskriminim.

LEXO: Urrejtja “vlon” në Maqedoni, Prokuroria dhe Gjykata heshtin (FOTO)
LEXO: Komiteti i Heksinkit: Politika – gjeneratori kryesor i gjuhës së urrejtjes

Sipas Komiteti të Helsinkit, në Maqedoni duhet të bëhen ndryshime në Kodin Penal dhe në ligje që të mund të sanksionohet gjuha e urrejtjes, ngaqë deri më sot, veçanërisht gjatë krizës politike në shumë media televizive, online dhe në rrjete sociale është shpërndarë gjuhë e urrejtjes e cila aspak nuk u sanksionua nga Prokuroria Publike dhe Gjykata Themelore Shkupi 1.

Ata në një debat të organizuar muajin e kaluar njoftuan se në Gjykatën Themelore Shkupi 1 është hapur vetëm një procedurë për gjuhën e urrejtjes e cila nuk ka epilog gjyqësor, ndërkaq në Prokurorinë Themelore Publike nuk është zhvilluar asnjë procedurë.

“Gjuha e urrejtjes në media, rrjete sociale dhe portale ka qenë e pranishme në përmasa të mëdha kurse ajo aspak nuk u sanksionua nga institucionet kompetente. Ajo ka pasur baza etnike, politike dhe të orientimit seksual (homoseksualizmit). Në platformën online të Komitetit janë 139 raste të gjuhës së urrejtës,  kurse 46 raste të paraqitjes së gjuhës së urrejtës”, tha Elena Bermebska nga KH.

Fondacioni Metamorfozis ka realizuar projektin “Liria e shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes,” i cili ka të bëjë me ballafaqimin e gjuhës së urrejtjes në internet dhe edukimin e qytetarëve se si ta parandalojnë zhvillimin e këtij fenomeni përmes mjeteve të avancuara online. Nga Metamorofozis është krijuar edhe aplikacion “Mos urrej” në të cilin mund të paraqitni gjuhën e  urrejtës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button