LSDM: Deklaratat e fundit edhe një dëshmi se VMRO-DPMNE qëndron pas sulmit në Kuvend

LSDM konsideron se informacionet e fundit në media edhe një herë e konfirmojnë se VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski  qëndrojnë pas sulmit të dhunshëm në Kuvend më 27 prill dhe sulmeve të përgjakshme që ndodhën në atë ditë dhe kërkoi përgjegjësi nga të involvuarit.

“Deklaratat e publikuara tregojnë se në kundërshtim të interesave shtetërore dhe nacionale të Republikës së Maqedonisë, në kundërshtim të interesave të qytetarëve, struktura të pushtetit të atëhershëm të VMRO-DPMNE, në institucionet, ka lejuar zbulues të huaj të hyjnë në Kuvend. Ngjarjet e përgjakshme në Kuvend ishin rezultat i dhunës në të cilën një kohë të gjatë bënte thirrje Nikolla Gruevski, si dhe provokimet, urrejtja, ndarje të nxitura nga VMRO-DPMNE dhe nga bashkëpunëtorët e tyre”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga partia shtojnë se Maqedonia ka zgjedhur ndryshime dhe tani, siç theksojnë, hapëron në një rrugë të re, të vlerave të reja të cilat do të thotë unitet, respektim, paqe dhe tolerancë.

Por, shtojnë, përgjegjësi për të gjithë që kanë marrë pjesë në dhunën në Kuvend, si dhe për krimet e tjera të porositura dhe të zbatuara nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së duhet të ketë, që asnjëherë më të mos përsëritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button