Debat “Vetëqeverisja lokale dhe potencialet e saj”

Nevojitet ndërmarrje e aktiviteteve që sërish të aktivizohen bashkësitë urbane, e posaçërisht ato vendore në fshatrat ku banorët do të mblidhen dhe vetë do të vendosin për nevojat e tyre dhe prioritetet. Kjo u theksua në debatin e sotëm “Vetëqeverisja lokale – potencial i pashfrytëzuar për përforcimin e bashkësive lokale, në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Zyrës së UNDP-së në Shkup.

Zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavleski para fillimit të debatit deklaroi se duhet debate publike për atë sa është nevoja nga vetëqeverisja lokale, gjegjësisht të organizohen bashkësitë urbane dhe lokale me qëllim që të jenë në shërbim të qytetarëve.

“Pritjet janë se do të ketë interesim të madh për këtë çështje, posaçërisht në mjediset fshatarake për të cilat funksionimi i bashkësive lokale ka rëndësi të jashtëzakonshme për jetesën e tyre normale dhe të përditshme”, tha Pavleski.

Këshilltari i përfaqësuesit të përhershme të UNDP-së në Republikën e Maqedonisë Harald Shenker theksoi se për UNDP-në është i rëndësishëm zhvillimi i përhershëm i demokracisë lokale dhe shtoi se bashkësitë lokale janë pjesë nga ky proces.

Në forum morën pjesën përfaqësues të bashkësive lokale dhe urbane dhe të komunave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button