KES e pranoi Planin e rishikuar operues me programe dhe masa për punësim

Plani i rishikuar operues për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2017, u shqyrtua dhe u pranua në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik Social të cilin e kryesoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska.

“Me rishikimin sigurohet aktivizim më i madh i të rinjve në programet e reja, jepet mundësi për kyçje në programet të të gjithë të personave të papunë, e jo vetëm kërkuesve aktiv të punës, përfshirë edhe organizatat qytetare, si dhe qasjen rajonale gjatë implementimit dhe kyçjes së më shumë palëve të përfshira”, kumtoi MPPS.

Anëtarët e KES janë informuar se nevoja për rishikim të Planit operues është imponuar  për shkak të mjeteve financiare shtesë të siguruara, si dhe për realizimin e qëllimeve të vendosura të parashikuara me programet dhe masat e ndryshme.

Me Planin operues të rishikuar për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2017 në programe të caktuara në bazë të implementimin të deritanishëm është bërë korrigjim i numrit të përfshirjes së personave, programe të caktuara janë lënë anash dhe janë shtuar të reja të cilat duhet të sigurojnë kyçje në tregun e punës kryesisht të personave të rinj të papunë.

Anëtarët e KES e kanë pranuar Planin e rishikuar operues dhe kanë rekomanduar të sigurohet promovim më i madh për shkak të njohjes në kohë dhe të tërësishme të personave të interesuar të papunë, punëdhënësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button