fbpx

Aleksoski ka mohuar se i ka dhënë leje Zhivaleviqit të hyjë në Kuvend me 27 prill

Këshilltari i sigurisë nacionale të kryetarit të Maqedonisë, Sinisha Aleksoski në një deklaratë më MIA-n ka theksuar se nuk është person i autorizuar që jep miratim për qëndrim në Kuvend e as në ndonjë organ tjetër të shtetit, njofton Portalb.mk.

Deklarata  e tij vjen pas konfirmimeve të agjentit serb Goran Zhivaleviq i cili e ka theksuar Aleksovskin si person që i ka dhënë leje të jetë në Kuvendin e Maqedonisë gjatë kohës së incidenteve me 27 prill të këtij viti.

“Konsideroj se atë e ka bërë që përmes meje të sigurojë alibe dhe ta justifikojë sjelljen e paautorizuar dhe joprofesionale, në kundërshtim me ligjet e Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Aleksoski.

Ai ka theksuar se edhe nuk e di shkakun për qëndrimin e agjentit në Kuvend.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close