Nga 1 tetori në Maqedoni kthehet tarifa e lirë për rrymën (VIDEO)

Nga muaji i tetorit do të kthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike, njoftuan sot nga  Qeveria e Maqedonisë, raporton Portalb.mk.

“Me këtë, rryma e lirë, do të jetë e qasshme çdo ditë nga 2 orë, nga ora 14 deri në orën 16, përfshirë edhe të shtunën, pastaj çdo ditë pune prej orës 22 deri në ora 7 të mëngjesit do të ketë tarifë të lirë. Ndërkaq, tarifa e rrymës për të dielat do të jetë 24 orë e lirë”, thonë nga Qeveria.

Masa, sipas përfaqësuesve qeveritar, nuk do të kuptojë subvencionim të kompanive, por do të kthehen kursimet e projektuara të kompanive energjetike si ELEM dhe MEPSO ndaj qytetarëve.

Ata besojnë se kjo masë nuk do të kontribuojë në shtrenjtimi e rrymës, së paku një vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button