Ramkovski paralajmëron rikthimin e televizionit A1

Velija Ramkovski sot tha se do ta ripërtërijë televizionin A1, pasi që atë e presin shikuesit, të cilët, siç thotë ai, ende e mbajnë në zemër, njofton Portalb.mk.

Ai në një intervistë për “Slloboden Peçat”, thekson se bashkëpunëtorët më të afërt, të cilët bashkë me të kanë kaluar në burgjet e Shtukës dhe Idrizovës, por edhe gazetarë e guximshëm që kanë luftuar kundër regjimit, do të kenë 51% të pronësisë së televizionit, ndërkaq gazetarët do të kenë statut të garantuar me autonominë redaktuese.

Ndryshe, thuajse pas 7 viteve të kaluara në Burgun e Idrizovës, ish pronari i televizionit “A1”, Velija Ramkovski të hënën ka dalë në liri.

Ai ishte i gjykuar me 13 vjet burg, por ashtu siç mëson jo-zyrtarisht javorja “Fokus”, ai ka marrë pushim të përkohshëm për mjekim, për atë sot është liruar. Kjo do të thotë se pas disa muajve, Ramkovski, përsëri duhet që të kthehet prapa grilave. Por, nëse deri atëherë kalojnë 8.6 vjet, nga momenti kur është arrestuar, atëherë mund të marrë edhe liri të plotë, pasi që i ka mbajtur 2/3 e dënimit, pas së cilës mund të kërkojë liri me kusht.

Ramkovski, në procesin “Merimanga” bashkë me 23 drejtues dhe themelues të ndërmarrjeve në “Pero Nakov” u burgosën, për fshehje tatimi, larje parash, shoqërim kriminel dhe mashtrim të kreditorëve. Në procedurën e shkallës së parë, Ramkovski fitoi dënim me burg prej 13 viteve, ndërsa të akuzuarit tjerë u dënuan me dënim prej dy deri në shtatë vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button