KH: Më së shumti ka diskriminim në bazë të përkatësisë etnike dhe politike

“Raste më të shpeshta për të cilët qytetarët e Maqedonisë se kanë qenë të diskriminuar janë për shkak të përkatësisë etnike, politike, statusit shëndetësor, gjinisë dhe invaliditetit”, tregon informuesi vjetor i Komitetit të Helsinkit (KH) për të drejtat e njeriut për diskriminim për vitin 2016, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave më së shumti qytetarët janë të diskriminuara në marrëdhëniet e punës, shëndetësi, arsim dhe qasje deri te shërbimet.

Raporti, ashtu siç thonë nga KH-ja, i paraqet të dhënat e grumbulluara nga shoqatat qytetare dhe institucionet në fushat diskriminimit për vitin e kaluar.

Nga KH theksojnë se në ngritjen e vetëdijes për ekzistimin e diskriminimit më aktive janë shoqatat qytetare, ndërkaq është e nevojshme që të ketë aktivitete më të shumta nga institucionet, në pjesën e parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi, veçmas nga ana e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi.

“Mendojmë se funksionarët publik patjetër të fillojnë me dënime të fjalimeve diskriminuese dhe shqetësuese në media”, thonë nga KH.

Në lidhje me ndjekjen sistematike të diskriminimit dhe regjistrimin e statistikave, prej atje vlerësojnë se sistemet për mbledhjen e të dhënave të institucioneve përkatëse ende nuk kanë statistika të veçantë për rastet e diskriminimit.

“Në këtë pjesë rekomandojmë që gjykatat të fillojnë me regjistrimin e statistikave për procedurat gjyqësore të cilat janë të iniciuara për mbrojtje nga diskriminimi, ndërkaq Avokati Popullor të ketë regjistër të veçantë me statistika për rastet e përfaqësimit përkatës juridik dhe rastet e diskriminimit”, thonë nga KH, duke rekomanduar se miratimi i ndryshimeve në ligjin për parandalim dhe mbrojtje të diskriminimit në afat sa më të shkurtër kohor, do të mundësojë efikasitet më të madh në sistemin e përgjithshëm për mbrojtje nga diskriminimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button