Anevski nuk siguroi kuorum për karrigen e Zvërlevskit

 

Këshilli i Prokurorëve e ka anuluar seancën e sotme në të cilën do të duhej të zgjidhet zëvendësi i përkohshëm i prokurorit të shkarkuar, Marko Zvërlevski, i cili do ta kishte kryer funksionin e tij deri në zgjedhjen e prokurorit të ri. Seanca u ndalua për shkak të mospasjes së kuorumit dhe u anulua për më 29 gusht, njofton Portalb.mk.

“Shef i Prokurorisë do të zgjidhet nga radhët e Prokurorisë Shtetërore, prokurorja Gordana Geshkovska, nuk hyn në zgjedhje ne përkohshme të zëvendësit të Zvërlevskit”, tha kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e pardjeshme i propozoi Kuvendit ta fillojë procedurën për zgjedhjen e prokurorit publik të ri shtetëror.

Në pajtim me nenin 41 nga Ligji për Prokurorinë Publike, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Qeverisë, e shpall emërimin e prokurorit publik të RM-së në “Gazetë zyrtare e Republikës së Maqedonisë” dhe të paktën në dy gazeta, prej të cilëve një prej gazetave që publikohet në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind nga qytetarët, të cilët e flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase.

Afati për paraqitje të kandidatëve është 15 ditë nga publikimi i shpalljes në “Gazetën Zyrtare”.

Këshilli i Prokurorëve Publik, megjithatë, ka afat prej 15-të ditëve nga dita e pranimit të dokumenteve të jep mendim pozitiv ose negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur.

Mandati është prokuror publik shtetëror është gjashtë vite me të drejtë të emërimit të serishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button